Edita Abazi tregon nëse do të jetë pjesë e Big Brother VIP Kosova 4 (VIDEO) NULL NULL 17.11.2025 10:11 17.11.2025 10:11 Edita Abazi Make-up artistja shqiptare, Edita Abazi, ka folur rreth mundësisë për të qenë pjesë e edicionit më të ri të Big Brother VIP Kosova. Në emisionin “Ora Shtatë”, Abazi thotë se për shkak që e ka djalin ende në moshë të vogël, nuk e sheh veten brenda një formati të tillë, ende, transmeton Klankosova.tv. Megjithatë, ajo thotë se nëse zgjedh të bëhet pjesë e këtij spektakli gjigant, ajo gjithmonë do ta zgjedh BBVK. “Nëse do të hyja në Big Brother, më parë do të kisha hy në Big Brother të Kosovës, se në Big Brother të Shqipërisë. Mendoj që në Big të Kosovës ruhen më shumë banorët”, tha ajo. Edita Abazi u spekulua shumë se do të jetë një prej banoreve të edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, por ajo hodhi poshtë këto pretendime.