Edicioni i ri i Superligës nis me sistemin digjital të të gjitha aspekteve të organizimit të futbollit NULL NULL 24.06.2025 13:42 24.06.2025 13:42 Federata e Futbollit e Kosovës ka thënë se është në fazën e fundit të implementimit të sistemit modern “My FFK”, një platformë gjithëpërfshirëse që digjitalizon të gjitha aspektet e organizimit të futbollit në vend. Aktualisht, në të 7 regjionet e Kosovës, FFK tha se po zhvillon trajnime për të gjitha palët e përfshira: klubet, shkollat e futbollit, zyrtarët e ndeshjeve, referët dhe administratorët. “Qëllimi është që secili prej tyre të jetë i përgatitur për përdorimin efikas të sistemit në kohë reale, duke garantuar saktësi, transparencë dhe menaxhim profesional të të dhënave”, tha FFK-ja. Federata u zotua se edicioni garues 2025/26 do të nisë tërësisht i digjitalizuar, me të gjitha të dhënat e ndeshjeve të regjistruara drejtpërdrejt nga fushat e futbollit, në kohë reale. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.