Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe një orë nga maratona e ‘prime’, sonte do ndodh shumëçka brenda shtëpisë së BBVK-së

NULL NULL
25.10.2024 19:59

Na ndan vetëm edhe një orë që prej nisjes së spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova 3.

Spektakli ‘flakë’ do të nis nën prezantimin e nikoqirëve Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, derisa tek paneli i opinionistëve do të jenë të ulur tashmë të zakonshmit, Olta Gixharri dhe Milaim Zeka.

Situatat, debatet e ngjarjet që e karakterizuan javën në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, pritet të diskutohen sonte, po ashtu edhe eleminimi i parë i këtij edicioni të tretë të BBVK3.

Spektakli ‘Prime’ nis transmetimin nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova. /Klankosova.tv.

lajme të ngjashme