Edhe dy muaj paraburgim për ish-policin boshnjak, i dyshuar për krime lufte në Istog (VIDEO) NULL NULL 21.11.2022 12:17 21.11.2022 12:17 Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin ish-policit boshnjak, Ekrem Bajroviq, i cili akuzohet për vrasjen e 18 civilëve shqiptarë, në masakrën e vitit 1999, në fshatin Saradran të Istogut. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë i ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit E.B në kohëzgjatje prej dy muajsh, e cila masë do të llogaritet nga datë 19 nëntor 2022 dhe do të zgjasë deri më datë 19 janar 2023”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore për Klan Kosova. Bajroviq u arrestua më 19 tetor, me urdhër të Prokurorisë Speciale. Atij fillimisht iu ishte caktuar paraburgimi prej 30 ditësh. /Klankosova.tv/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 11 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 18 minuta më parë