Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Edhe Arsenali po vuan nga infektimet me koronavirus

NULL NULL
13.12.2021 18:55

Arsenali pritet që të vendosë protokolle më rigoroze kundër kovidit, pasi disa anëtarë të stafit dolën pozitivë me koronavirus.

Asnjë lojtar ende nuk ka rezultuar të jetë prekur nga ky zinxhir infektimesh, andaj pritet që përballja kundër West Ham Unitedit, të mërkurën, të vijojë sipas planit.

Mediumi ‘Athletic’ ka raportuar që ‘një numër i vogël i stafit’ ka dalë pozitiv me koronavirus të hënën dhe klubi ka vendosur të ndërmarrë masa të menjëhershme.

Një ndër këto masa është që lojtarët do të testohen edhe në veturat e tyre para se të lejohen të futen në stërvitje.

Ky lajm erdhi pas atij për Manchester Unitedin, ku edhe aty një numër i konsiderueshëm i stafit doli pozitiv me koronavirus, duke bërë që Djajtë e Kuq ta mbyllin qendrën stërvitore ‘Carrington’ për një kohë të caktuar.

lajme të ngjashme