Edhe anëtarët e KQZ-së në fund të mandatit (VIDEO) NULL NULL 03.03.2026 20:35 03.03.2026 20:35 Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor kanë pak kohë deri në humbjen e legjitimitetit, pasi një muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ata nuk do të mund të ushtrojnë funksionet e tyre. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ende nuk ka kërkuar propozimet për anëtarët e rinj nga partitë, megjithëse afati për propozime është deri më 9 mars. Pas marrjes së propozimeve, ajo ka pesë ditë kohë për t’i emëruar ata, raporton Klan Kosova. Arbërie Nagavci, deputete e LVV-së, tha se nuk kanë dërguar ende propozimet, por beson se do t’i dërgojnë së shpejti. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë e saj kushtetuese dhe ligjore, duke shtuar se afati për propozime është 30 ditë pas certifikimit të rezultateve, të cilat janë certifikuar më 9 shkurt. Lidhja Demokratike e Kosovës ka theksuar se do të merret me këtë çështje pasi të zgjidhet çështja e presidentit. /Klankosova.tv