E veja e Navalnyt: Protestat dëshmojnë se Putini është president jo legjitim NULL NULL 19.03.2024 13:04 19.03.2024 13:04 Foto: Reuters; Yulia Navalnya Julia Navalnaya, e veja e kundërshtarit të ndjerë të Putinit, Alexei Navalny, tha sot se ky president nuk është lideri legjitim i Rusisë. Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve, të cilat janë kritikuar dhe janë konsideruar se nuk janë të lira dhe të drejta, nuk kishin asnjë kuptim. “Ne i dëshmuam vetes dhe të tjerëve se Putini nuk është presidenti ynë Nuk e kemi zgjedhur ne”, tha ajo, duke iu referuar protestave të mesditës kundër Putinit të mbajtura në ditën e fundit të zgjedhjeve të dielën. Mijëra njerëz u mblodhën dje në Sheshin e Kuq në Moskë për të festuar dhjetëvjetorin e aneksimit të Krimesë, si dhe fitoren e pashmangshme të Putinit në zgjedhje, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.