“E rëndë por stabile”, nga QKUK-ja japin detaje për gjendjen e burrit që dyshohet se ra nga ballkoni në Pejë NULL NULL 04.09.2024 16:04 04.09.2024 16:04 QKUK Një burrë dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë. Pas trajtimit që ka marrë në emergjencën e spitalit të Pejës, ai u dërgua për trajtim në QKUK. Lidhur me gjendjen e tij shëndetësore ka dhënë drejtori i emergjencës Naser Syla. Syla tha për Klankosova.tv se gjendja e tij është e rëndë por stabile. “Tash i kryjmë ekzaminimet e nevojshme. Është i vetëdijshëm. Nuk është në aparat, por në terapi me analgjetik dhe sedacion”, tha Syla për Klankosova.tv Burri që dyshohet se ra nga ballkani i një ndërtese në Pejë dërgohet në QKUK