Burri që dyshohet se ra nga ballkoni i një ndërtese në Pejë dërgohet në QKUK NULL NULL 04.09.2024 15:48 04.09.2024 15:48 Qendra Klinike Universitare e Kosovës Një person dyshohet se ka rënë nga ballkoni i një ndërtese në Pejë, duke pësuar lëndime të rënda. Burimet e Klankosova.tv bëjnë të ditur se T.S, pas trajtimit në emergjencën e Spitalit të Pejës, është dërguar për trajtim në QKUK. Deri më tani nuk dihet më shumë për gjendjen shëndetësore të tij. Klankosova.tv ka kontaktuar me emergjencën e QKUK-së, por nga kjo e fundit thanë se pacienti në fjalë ende nuk ka mbërritur aty. Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin.