E pazakontë në Mitrovicë të Veriut: Një burrë përdor pa autorizim banesën e një gruaje NULL NULL 14.06.2026 11:46 14.06.2026 11:46 Një rast i vetëgjyqësisë është raportuar të shtunën në Mitrovicën e Veriut. Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, një burrë dyshohet se ka shfrytëzuar pa autorizim banesën e një gruaje, pronare e objektit, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe është njoftuar prokurori kompetent. Autoritetet kanë bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Vetëgjyqësi” dhe po trajtohet në procedurë të rregullt.