E konfirmon Taravari: S’ka shqiptarë të lënduar në Koçan NULL NULL 18.03.2025 16:26 18.03.2025 16:26 Si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, 59 persona kanë mbetur të vdekur e 155 të tjerë të lënduar. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka konfirmuar se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë shqiptar. “Jo, nuk ka shqiptarë në mesin e të lënduarve. Të gjithë janë bashkëqytetarë tanë maqedonas”, tha Taravari për Klankosova.tv. Autoritetet maqedonase kanë paralajmëruar masa të rrepta ndaj pronarëve të klubit të natës.