E konfirmon Haradinaj, kunati i Haxhiut pjesë e listës së AAK-së (VIDEO) NULL NULL 01.12.2025 18:41 01.12.2025 18:41 Dardan Krasniqi, kunati i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të jetë pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Lajmin e ka konfirmuar Daut Haradinaj në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova. Ai gjithashtu e ka rikonfirmuar edhe informacionin për të cilin Klankosova.tv raportoi gjatë ditës, se edhe Agim Çeku tashmë është pjesë e listës së këtij subjekti politik. “Agim Çeku është në shtëpinë e vet, është ish-kryeministër i Aleancës, është lajm i madh dhe po, është lajm i vërtetë. Do të jenë edhe shumë lajme të tjera në 2-3 ditët e ardhshme. Edhe Dardan Krasniqi do të jetë në listën e AAK-së”, deklaroi Haradinaj, njofton Klankosova.tv.