Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Egjipti në ethe, Salah në rrezik të mungojë ndaj Australisë

NULL NULL
28.06.2026 16:19
Mohamed Salah

Kombëtarja e Egjiptit mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Australisë në Botëror, pasi kapiteni Mohamed Salah është në dyshim për shkak të një dëmtimi në muskulin e pasëm të kofshës (hamstring).

Sulmuesi 34-vjeçar u detyrua të largohej nga fusha gjatë barazimit 1-1 kundër Iranit, pasi ndjeu shqetësime fizike.

Mjeku i përfaqësueses egjiptiane, Mohamed Abou, konfirmoi se futbollisti kishte raportuar dhimbje, ndërsa ekzaminimet mjekësore zbuluan një tendosje në hamstring, transmeton Klankosova.tv.

Përmes një njoftimi zyrtar, Federata Egjiptiane e Futbollit bëri të ditur se Salah ka nisur menjëherë programin e rikuperimit, megjithatë ende nuk është konfirmuar nëse ai do të jetë në dispozicion për duelin ndaj Australisë, i cili do të zhvillohet më 3 korrik në Dallas.

Pavarësisht këtij shqetësimi fizik, Salah ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Egjiptit në këtë edicion të Kupës së Botës.

Deri më tani ai ka realizuar një gol dhe ka regjistruar dy asistime, duke dhënë kontribut të madh në kualifikimin e “Faraonëve” nga Grupi G si skuadra e dytë e renditur.

lajme të ngjashme