Vazhdojnë punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër NULL NULL 28.06.2026 17:21 28.06.2026 17:21 Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimi i projekteve strategjike infrastrukturore në të gjithë vendin. Sipas njoftimit, punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po zhvillohen në përputhje me planin e paraparë, transmeton Klankosova.tv. Ky projekt, sipas komunikatës për media, pritet të krijojë një lidhje të re ndërmjet pjesës veriore dhe jugore të Mitrovicës, duke ndikuar në lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, qarkullimit dhe zhvillimit ekonomik në të dy anët e lumit. “Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.