Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Darwin Nunez rikthehet te Liverpool?

NULL NULL
28.06.2026 15:27

Darwin Nunez mund të rikthehet në mënyrë befasuese te Liverpool vetëm një vit pas largimit drejt Al-Hilal.

Sipas gazetarit uruguaian Martin Charquero, sulmuesi ka arritur marrëveshje për t’u rikthyer në “Anfield” si lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë kontratën me klubin saudit.

Raportohet se prezantimi zyrtar është shtyrë deri pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, me kërkesë të vetë lojtarit, i cili dëshiron të mbetet i fokusuar te Kombëtarja e Uruguait.

Megjithatë, deri më tani Liverpool nuk ka bërë asnjë konfirmim zyrtar, ndaj rikthimi i Nunez mbetet në nivel raportimesh mediatike.

lajme të ngjashme