Zjarr i madh në Mallakastër, dyshohet se u shkaktua nga djegia e mbeturinave NULL NULL 28.06.2026 16:20 28.06.2026 16:20 Foto nga Top Channel Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Hekalit, në Mallakastër, duke djegur disa hektarë me ullishte dhe shkurre, si edhe duke rrezikuar seriozisht Parkun Arkeologjik të Bylisit. Sipas Top Channel, flakët u shfaqën rreth orës 09:00 dhe, pas një ndërhyrjeje të parë nga shërbimi zjarrfikës i Ballshit, situata u vu përkohësisht nën kontroll. Megjithatë, era e fortë riaktivizoi vatrën e zjarrit në mesditë, duke përhapur sërish flakët drejt zonave përreth, transmeton Klankosova.tv. Në operacionin për neutralizimin e zjarrit u angazhuan forcat zjarrfikëse të Ballshit dhe Fierit, ndërsa për shkak të afërsisë me Parkun Arkeologjik të Bylisit ndërhyrja u mbështet edhe nga ajri. Pas izolimit të flakëve, ekipet vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e mundshëm të vatrave si pasojë e erës së fortë. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga djegia e mbeturinave në tokat përreth, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.