E diela me tri super ndeshje në Superligë NULL NULL nga Emanuell Syla 22.04.2023 19:17 nga Emanuell Syla 22.04.2023 19:17 photo by: @Shpend Ahmeti Ditën e diel zhvillohen tri përballje në Superligën e Kosovës në futboll, të vlefshme për javën e 30-të. Në Klan Kosova dhe Sport 1 në Artmotion, do të transmetohet derbi në mes të kampionit në fuqi Ballkanit dhe Trepçës ’89 që zhvillohet në Suharekë nga ora 15:00. Në të njëjtin termin, Gjilani e pret Drenicën dhe transmetohet në Sport 3. Ndeshja e tretë zhvillohet në Podujevë, Llapi kundër Dukagjinit dhe transmetohet në Sport 2.