E diela e mbushur plot me futboll, basketboll, Moto GP e Formula 1 në Artmotion NULL NULL 27.10.2024 11:22 27.10.2024 11:22 E diela e mbushur plot me futboll, basketboll, Moto GP e Formula 1 në Artmotion Platforma më e madhe televizive në vend Artmotion, edhe të dielen do të vazhdojë të transmetojë ndeshjet e ligave më të forta në futboll, basketboll e po ashtu edhe në sportin e Moto GP dhe Formula 1. Adhuruesit e shpejtësisë e adrenalinës, qysh në mëngjes patën rastin që drejtëpërdrejt ta ndjekin garën e Tajlandës, në kanalin Sport 1 të Artmotion duke filluar nga ora 06:00, derisa gara tjetër nis me fillim nga ora 09:00 në po këtë kanal të Artmotion. Nga ora 13:00, në kuadër të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll do të ndeshen Malisheva dhe Drita, ndeshje kjo që transmetohet në kanalin sportiv të platformës ArtMotion, Sport1, derisa Suhareka dhe Prishtina në Sport 2. Në ora 12:30, në Serie A do të zhvillohet ndeshja Parma dhe Empoli, që transmetohet në kanalin S3. Nga ora 15:00 do të luhen dy ndeshje Lazio Genoa, që transmetohet në S3 derisa ndeshja tjetër në mes të Monzas dhe Venezias në S4 të Artmotion, kurse derbi në mes të Interit dhe Juventusit, zhvillohet me fillim nga ora 18:00 dhe jepet drejtpërdrejtë në S1. Adhurues të futbollit, posaçërisht atij italian mos e ndërroni kanalin, pasi që me fillim nga ora 20:45 në S1 të Artmotion, transmetohet ndeshja Fiorentina – Roma. Futbolli s’ka të ndalur në Artmotion. Me fillim nga ora 17:00, transmetohet ndeshja e Superligës turke Fenerbahçe – Bodrum, në kanalin S4. Por, kjo s’është e tëra. Me fillim nga ora 20:45, të rezervuar do ta ketë terminin derbi i Ligue 1, në mes të Marseille dhe PSG-së në kanalin S2. Vend të veçantë do ta ketë edhe basketbolli në platformën gjigande, Artmotion. Me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet ndeshja në mes të Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit, e cila do të transmetohet në kanalin S2. E ‘ethet’ basketbollistike nuk ndalen me kaq. Në programin e kanalit S4, do të jetë liga më e fortë në botë NBA, me ndeshjen Indiana – Philadelphia, e cila luhet nga ora 20:30 sipas kohës tonë lokale dhe transmetohet në S4 të Artmotion. Adrenalina dhe emocionet do të vazhdojnë me Formulën 1. Me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet gara e madhe e Meksikës, e cila transmetohet në kanalin S3.