Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E dhimbshme: Ky është punëtori i Doganës që u gjet i vdekur në banesën e tij

NULL NULL
05.02.2026 14:06
Foto: Enis Thaqi/Dogana e Kosovës

Në Prizren, të mërkurën një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.

Bëhet fjalë për punëtorin e Doganës së Kosovës, Enis Thaqin, raporton Klankosova.tv.

Dogana e Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka shprehur ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit, duke vlerësuar kontributin e tij në këtë institucion ndër vite.

“Drejtori i Përgjithshëm, z. Agron Llugaliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke theksuar humbjen e madhe që kjo ndarje sjell për komunitetin tonë profesional. Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat dhe në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, shkruhet në telegram.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve. /Klankosova.tv

Prizren: Një person gjendet i vdekur në banesën e tij

 

lajme të ngjashme