Dyshohet për të shtëna me armë në Gjakovë NULL NULL 02.05.2026 16:24 02.05.2026 16:24 Të shtëna me armë dyshohet se kanë ndodhur pak më parë në qytetin e Gjakovës. Nga pamjet e siguruara nga Klan Kosova, shihet se Policia ka vendosur shiritin në vendin e ngjarjes. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat dyshohet se kanë ndodhur në rrugën “Marin Barleti”. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast.