Dyshohet për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 23:49 11.06.2025 23:49 Një rast i të shtënave me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur sonte në Prishtinë. Klankosova.tv mëson ekskluzivisht se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” afër shkollës “Hasan Prishtina”. Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë informacion. Sipas informacioneve të para, policia është njoftuar edhe për një rast të grabitjes, por një gjë e tillë akoma s’është konfirmuar. Dhe nuk dihet nëse kanë ndërlidhje. / Klankosova.tv.