Dy vjet nga vdekja e Chester Beninngton NULL NULL 20.07.2019 22:30 20.07.2019 22:30 Është përvjetori i dytë i vdekjes së solistit të Linkin Park, Chester Bennington dhe gruaja e tij Talinda, e ka kujtuar atë me një postim prekës. Chester vdiq në korrik të vitit 2017 pasi kreu vetëvrasje në moshën 41 vjeçare, transmeton Klan Kosova. “U zgjova këtë mëngjes me shumë mesazhe të ëmbla dhe mbështetje nga miqtë dhe familja. Sot është një ditë me të vërtetë e vështirë për shumë njerëz. Le ta bëjmë sot Chester krenar dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin sepse kjo është ajo që ai donte të bëjmë”, tha ajo.