Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy vetura përfshihen nga zjarri në parkingun e ”Albi Mall”

NULL NULL
06.12.2018 23:26

Dy vetura raportohet se janë djegur në rrethana ende të panjohura në mbrëmjen e kësaj të enjte në parkingun e qendrës tregtare ”Albi”,  në Veternik.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ndërsa tha se në vendin e ngjarjes menjhëerë kanë dalur njësitet policore të stacionit Jugu dhe zjarrëfikëse ku dhe është shuar zjarri.

”Ju njoftojë se me datën 06.12.2018 rreth orës 22:00 kemi pranuar një informatë se në parkingun e një qendre tregtare në Veternik Prishtinë janë duke u dijegur dy vetura. Në vendin e ngjarje kanë dalur menjeher njësitet policore të St. Jugu si dhe zjarrëfikësit, ku këta të fundit kanë arritur ta shuajn zjarrin. Veturat e dijegura janë njera e tipit Reno Megano dhe tjetra Golf V. Përveq veturave që janë dijegur pjesërisht nuk raportohet për persona të lënduar”.

lajme të ngjashme