Dy vetë e rrahin një tjetër në Fushë-Kosovë NULL NULL 12.09.2023 09:31 12.09.2023 09:31 Foto ilustruese Të hënën rreth orës 15:30, dy persona kanë sulmuar një tjetër në Fushë-Kosovë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima nuk i njeh personat që e kanë sulmuar atë, raporton Klan Kosova. “Rr. Tahir Zemaj – Fushë Kosovë, 11.09.2023 – 15:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj deri më tani të paidentifikuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.