Dy vajza në Klinë rrahen nga babai i tyre NULL NULL 28.09.2024 09:01 28.09.2024 09:01 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Është arrestuar një person në Klinë, pasi kishte rrahur dy vajzat e tij. Në raportin e policisë bëhet e ditur se njëra nga vajzat ishte e mitur, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte rrahur dy vajzat e tij viktimat femra kosovare (njëra e mitur). Viktima kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport.