Dy të lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Osek Hylë të Gjakovës NULL NULL 29.09.2024 14:12 29.09.2024 14:12 Aksident trafiku, foto ilustruese. Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Osek Hylë, më 28 shtator. Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Sheremet Elezaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë. “Me datë 28.09.2024 rreth orës 22:45 në fshatin Osek Hylë, afër Gjakovës (në rrugën Gjakovë-Pejë), ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve”. “Për pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërgua në spital për trajtim mjekësor. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj. /Klankosova.tv