Dy profesoresha marrin çmimin për vepër jetësore në muzikë NULL NULL 08.06.2016 11:58 08.06.2016 11:58 Sot në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është mbajtur ceremonia solemne, me ç’rast janë ndarë çmime në fushën e muzikës. Profesoreshat e muzikës: Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali janë laureate të Çmimit për Vepër Jetësore për Muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015. Kurse për çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve: Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër. Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së MKRS-së Nr. 10/2015 për dhënien e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve për vepra muzikore dhe kanë vlera financiare.