Dy gola të shpejtë e hapin sezonin e ri në “Seria A”, Interi befasohet nga Genoa NULL NULL 17.08.2024 19:01 17.08.2024 19:01 Sezoni i ri në “Seria A” ka nisur me dy gola të shpejtë, e ku njëra nga to shënoi edhe befasi. Genoa ka kaluar në epërsi në minutën e 21-të kundër Interit me anë të Vogliaccos, në ndeshjen hapëse të sezonit, por që kundërpërgjigja e Interit erdhi vetëm 8 minuta më vonë, ku shifrat i barazoi Thuram, njofton Klankosova.tv. Ndërsa në ndeshjen tjetër që ka nisur nga ora 18:30, Parma ka kaluar në epërsi minimale ndaj Fiorentinas me anë të Man, i cili shënoi në të 22-tën. Të dyja ndeshjet përfunduan me rezultat të barabartë. Ajo mes Genoas e Interit u mbyll me rezultat 2-2, kurse ndeshja mes Parmas e Fiorentinas u mbyll me rezultat 1-1. Ndeshjet e “Seria A” tani e tutje mund t’i ndiqni ekskluzivisht në platformën Artmotion. Nisi rrugëtimi i Serie A, gjithçka direkt dhe eksluzivisht në Art Motion