Lëshohet për qarkullim njëra nga urat në Mitrovicë, Durmishi publikon pamje (VIDEO) NULL NULL 26.08.2025 09:32 26.08.2025 09:32 Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka ndarë sot pamje ndërsa parakalon me veturë në njërën prej urave të reja të ndërtuara së fundi mbi Ibër, e cila tashmë është lëshuar për qarkullim. Ajo lidh jugun me veriun e Mitrovicës, transmeton klankosova.tv. Ndër tjera, Hysen Durmishi uron edhe qytetarët për të. ”Urime Mitrovicë! Urime për të gjithë qytetarët e Kosovës! E gëzofshim urën e re”.