Dukjet më të mira të yjeve sot (FOTO) NULL NULL 13.06.2018 16:01 13.06.2018 16:01 Shpesh inspirimin për dukjet tona e gjejmë tek yjet e preferuara. Natyrisht trendet e fundit të modës dhe brendet më të njohura botërore i shohim në tepihun e kuq apo daljet e të famshmëve. Më poshtë ju sjellim dukjet më të mira të ditës se sotme, që kanë tërhequr mjaft vëmendje. LUPITA NYONG’O Aktorja me këtë dukje u shfaq tek Accessories Council ACE Awards. Një fustan i verdhë nga Carolina Herrera, të kombinuar me sandale metalike dhe një çante si ananas. PRIYANKA CHOPRA Chopra zgjodhi pantallona klasike dhe bluzë të ngjyrës së njëjtë, rozë e çelet. Dukjen e përfundoi me këpucë e xhakete të bardha. BELLA HADID Supermodelja zgjodhi trendin e fundit të fustaneve me palë, për hapjen e “Dior”. EMMA ROBERTS Emma solli stilin francez e veshur nga brendi “Moschino”.