Dukagjini e mposht Prishtinën NULL NULL 12.02.2023 15:28 12.02.2023 15:28 Skuadra e Dukagjinit ka mposhtur Prishtinën në javën e 19-të të Superligës së Kosovës, me rezultat minimal 1:0. Një autogol i Mergim Pefqelit në minutën e 41-të, vendosi fatin e kësaj ndeshje. Me këtë rast skuadra nga Klina u hakmorr për humbjen nga java e kaluar në Kupën e Kusovës. Me këtë fitore, skuadra e Dukagjinit ngritet në vendin e pestë në tabelë me 25 pikë. Në anën tjetër skuadra e Prishtinës mbetet në pozitën e katërt me 27 pikë/ Klankosova.tv