Dukagjini e mposht Feronikelin NULL NULL 31.08.2024 18:14 31.08.2024 18:14 Ebrima Jatta, përqafohet nga shokët e skuadrës së Dukagjinit, pasi ai shënon gol kundër Feronikelit. Foto: KF Dukagjini Dukagjini e ka mposhtur Feronikelin, me rezultat 2-0. Topi në rrjetë për herë të parë gjatë ndeshjes, u fut në minutën e 13-të, nga Ilir Syla. Pjesa e parë e lojës, përfundoi me rezultat 1-0, raporton Klankosova.tv. E në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, shënoi gol Ebrima Jatta. Kjo është fitorja e dytë me rradhë e Dukagjinit, nga të katër ndeshjet që ka luajtur në kuadër të Supërligës së Kosovës në Futboll, ku gjysmën nga to i ka humbje. Aktualisht, Dukagjini zë vendin e dytë me gjashtë pikë, një më pak se Ballkani, që qëndron në pozitën e parë, por edhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.