Dua Lipa nuk ndahet nga i dashuri i ri (FOTO) NULL NULL 22.07.2019 14:30 22.07.2019 14:30 Prej disa javësh, kryefjala e mediave është bërë romanca e re e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipës, me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in. Pas ndarjes nga Isaac Carew, Dua u pa në shoqërinë e 20-vjeçarit dhe gjatë një festivali çifti u fotografua në momente intime. Gjithashtu, Anwar ishte i pranishëm në njërin prej koncerteve të Duas së bashku me motrën e tij, modelen Gigi Hadid, teksa e ndiqnin nga publiku performancën e saj, shkruan iconstyle, transmeton Klan Kosova. Tashmë, e gjithë familja e Anwar-it e ndjek Dua Lipën në Instagram dhe çifti duket më i pandashëm se kurrrë. Së fundmi, Dua dhe 20 vjeçari janë fotografuar së bashku pas një darke romantike në një restorant sushi në Hollywood. Anwar i kishte hedhur krahun partneres së tij dhe të dy dukeshin kokë e këmbë të dashuruar, teksa bisedonin e shikonin njëri-tjetrin në sy.