Dua Lipa merr pjesë në hapjen e objektit të ri të Qendrës së Re të Komunitetit Shqiptar në Dallas (VIDEO) NULL NULL 14.03.2022 13:22 14.03.2022 13:22 Këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa, dje ka marrë pjesë në hapjen e objektit të ri të Qendrës së Re të Komunitetit Shqiptar në Dallas të Teksasit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lipa, në fjalimin e saj, ka thënë se ndjehet e nderuar për ftesën që i është bërë. “Faleminderit shumë që më keni sot këtu, në hapjen e shkollës suaj. Kur mora ftesën për këtë shkollë mu kujtua koha kur unë jetoja mes Londrës dhe Prishtinës”. “Unë çdo ditë në shkollë me profesorët dhe miqtë e mi flisja anglisht, ndërsa natën me familjen flisja shqip. Kështu unë nuk do të harroja rrënjët e mia dhe gjuhën time”,ka thënë Lipa, transmeton Klankosova.tv. 📹 | @DUALIPA giving a speech at today's opening of the first Albanian Language School in Texas today! #1 pic.twitter.com/V3dbfjV0W8 — Dua Lipa Hungary (@dlipahungary) March 13, 2022