Driton Kuka: Me Majlindën i kam fituar të gjitha medaljet, të gjitha sfidat NULL NULL 26.06.2019 21:22 26.06.2019 21:22 Majlinda Kelmendi, kampionia olimpike ditë më parë e ka siguruar medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019” duke e mposhtur kundërshtaren ruse, Natalia Kuziutina. Kjo medalje e ka bërë shumë krenar trajnerin e saj, Driton Kukën. “Me Majlindën i kemi fituar të gjitha medaljet, të gjitha sfidat. Gjithmonë kur garon Majlinda për mua është një ngarkesë shumë e madhe”, ka thënë Kuka në Zonën B të Klan Kosovës. Madje Kuka tregon se pas secilës fitore lotët e Majlindës dhe të tij janë gjithmonë prezent “Kësaj radhe lufta ka qenë fort e fuqishme. Ka qenë një nga luftërat më të mirë, sepse janë ndeshur dy koloset e këtij sporti”. EUROPA MUND TA IZOLOJË KOSOVËN, POR JO MAJLINDËN – E ARTË EDHE NË LOJËRAT EUROPIANE klankosova.tv