Lamine Yamal me golin ndaj Arabisë Saudite hyn në histori të Botërorit NULL NULL 21.06.2026 23:54 21.06.2026 23:54 Lamine Yamal Lamine Yamal ka vazhduar të shkëlqejë me Kombëtaren e Spanjës, duke hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të rinj në historinë e Kupës së Botës. 18-vjeçari realizoi në fitoren 4-0 të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në Atlanta, duke shënuar në minutën e 11-të pas një aksioni të shpejtë dhe një asistimi të Mikel Oyarzabal, transmeton Klankosova.tv. Me këtë gol, Yamal u bë golashënuesi i tetë më i ri në historinë e turneut, duke lënë pas emra të njohur si Lionel Messi dhe Julian Green, ndërsa lista kryesohet nga legjenda braziliane Pele. Talenti i Barcelonës kishte munguar në ndeshjen e parë për shkak të një shqetësimi në kofshë, por rikthimi si titullar u shoqërua menjëherë me gol dhe paraqitje vendimtare për Spanjën. Më poshtë gjeni listën e plotë: Pele – 17 vjeç e 239 ditë Manuel Rosas – 18 vjeç e 93 ditë Gavi – 18 vjeç e 110 ditë Ibrahim Mbaye – 18 vjeç e 143 ditë Michael Owen – 18 vjeç e 190 ditë Nicolae Kovacs – 18 vjeç e 197 ditë Dmitri Sychev – 18 vjeç e 231 ditë Lamine Yamal – 18 vjeç e 343 ditë Lionel Messi – 18 vjeç e 357 ditë Julian Green – 19 vjeç e 25 ditë