“Paqe” mes Belgjikës dhe Iranit, mbyllet ndeshja pa gola NULL NULL 21.06.2026 23:08 21.06.2026 23:08 Kombëtarja e Iranit dhe ajo e Belgjikës kanë barazuar pa gola (0:0) në ndeshjen e dytë të Grupit G, duke marrë nga një pikë në Kampionatin Botëror. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, ndeshja u mbyll pa asnjë gol edhe pse u shënua një nga Irani, por atë e anuloj Sistemi VAR. Situata u vështirësua për Belgjikën në minutën e 66-të, kur Ngoy u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq, duke e lënë ekipin e tij me një futbollist më pak në fushë për pjesën e mbetur të ndeshjes, raporton Klankosova.tv. Megjithatë, edhe pse me epërsi numerike, Irani nuk arriti ta shfrytëzojë avantazhin për të gjetur golin e fitores, ndërsa belgët treguan disiplinë në repartin defensiv dhe rezistuan deri në fund. Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Grupin G, si Irani ashtu edhe Belgjika kanë grumbulluar nga dy pikë, duke mbajtur të hapur garën për kualifikim në fazën tjetër të kompeticionit.