17:34, 22 Qershor 2019

Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka siguruar medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019” duke e mposhtur kundërshtaren ruse, Natalia Kuziutina.

Të dyja xhudistet garuan në kategorinë -52 kilogramë, transmeton Klan Kosova.

Është kjo medalja e parë e artë në histori të Kosovës në dy pjesëmarrjet në Lojërat Europiane, ndërsa për Majlindën është titulli i katërt i kampiones së Europës.

Pas pak minutash në Minsk të Bjellorusisë do të përballet në finale Nora Gjakova me kundërshtaren tjetër ruse, Daria Mezhetskaia, në kategorinë -57 kilogramë.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë