Drita vazhdon t’i “gozhdojë” kampionët e saj, edhe Krasniqi rinovon kontratën NULL NULL 21.05.2025 16:18 21.05.2025 16:18 Sulmuesi i Dritës, Blerim Krasniqi, duke nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin kampion të sezonit 2024/25. Foto: Drita FC Skuadra kampione e këtij sezoni në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, Drita, po vazhdon të rinovojë kontratat me lojtarët e saj të skuadrës. Pasi ditë më parë njoftoi për vazhdimin me Rron Brojën e Albert Dabiqajn, sot skuadra gjilanase konfirmoi se edhe sulmuesi Blerim Krasniqi e ka vazhduar kontratën. “Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur të vazhdojmë bashkëpunimin me sulmuesin tonë Blerim Krasniqin dhe ta ruajmë dyshen e sulmit kampion. Zyrtarizimi është bërë në ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i uroi suksese në synimet tona të përbashkëta”, njoftoi Drita. Krasniqi është pjesë e klubit tash e dy vite dhe do të jetë me klubin edhe për tre vite të ardhshme. Këto rikonfirmime në skuadrën kampione, vijnë para dueleve evropiane, ku “Intelektualët” do ta nisin kampanjën në kualifikimet për UEFA Champions League. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.