Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Drita mbyll pjesën e parë me një lojtar më pak

NULL NULL
22.08.2024 18:56
hasan gomda
Mesfushori i Dritës, Hasan Gomda, pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Legias

Pjesën e parë të ndeshjes së parë kundër Legias së Varshavës, e vlefshme kjo për finalen eliminatore në UEFA Europa Conference League, Drita e ka mbyllur jo në favor të vetin.

Ndonëse gola në këtë pjesë nuk pati, skuadra kosovare mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 30-të.

Mesfushori Hasan Gomda u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjeje të palejuar ndaj një futbollisti kundërshtar.

Mirëpo, pas rishikimit të VAR-it, gjyqtari anglez vendosi që ndërhyrja ishte për karton të kuq.

Kështu, Dritës iu vështirësuan punët që të mund të rrezikojë Legian në pjesën e mbetur të takimit.

lajme të ngjashme