Drita afër fazës së eliminimit direkt në Conference League NULL NULL 28.11.2025 10:01 28.11.2025 10:01 Drita e Gjilanit ka marrë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmë, duke mundur Shkëndijën e Tetovës me rezultat 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Arbër Manaj, i cili vendosi ndeshjen me një goditje të saktë në pjesën e parë. Me këtë triumf, kampionët e Kosovës ngrihen në vendin e 8-të të tabelës me 8 pikë, duke u afruar ndjeshëm kalimit në fazen e eliminimit direkt të UEFA Conference League. Drita tashmë është brenda zonës që siguron avancimin më tej, ndërsa mbetet të konfirmojë pozitën në ndeshjet e ardhshme. /Klankosova.tv