Drenica e Ligës së Parë, me një lojtar më pak në fushë eliminon Ferizajn e Superligës NULL NULL 26.02.2025 16:34 26.02.2025 16:34 Në Ligën e Parë është lidere e Grupit A. Por Drenica po del të jetë arrë e fortë edhe për skuadrat e Superligës. Ky ekip e eliminoi Ferizajn nga Kupa e Kosovës në futboll, madje duke luajtur mbi 30 minuta pa një lojtar, pasi Auron Hamiti u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, që e pasuan përjashtimin me të kuq, raporton Klankosova.tv. Se drenicakët e kanë seriozisht ambicien për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, e treguan që në fillim të ndeshjes së sotme, duke tundur rrjetën e kundërshtarit, pas vetëm 13 minuta lojë. Fofana shënoi për 1-0, që në fakt do të rezultonte edhe realizimi krucial në këtë takim. Hera e fundit kur ekipi nga Skënderaj, ishte në mesin e katër më të mirëve në Kupën e Kosovës, ishte viti 2020, njofton Klankosova.tv. Prishtina – Drenica (2020) Aso kohe, drenicakët “Kuq e Zi”, do të eliminoheshin nga Prishtina, e cila edhe e fitoi krejt trofeun. Kryeqytetasit janë sërish opsion për Drenicën që të përballen në gjysmëfinale, pasi nesër ndeshen me Vëllaznimin nga Gjakova. Dueli tjetër dhe i fundit i 1/4-ës së fianles, është ai ndërmjet Prishtinës së Re dhe Dritës. Të dyja këto super ballafaqime, transmetohet direkt në kanalet sportive të platformës kryesore shqiptare, Art Motion, me fillim në orën 13:00!