Dramë në Anfield, Liverpool shënon fitore (VIDEO) NULL NULL 18.09.2018 23:00 18.09.2018 23:00 Liverpool ka arritur të shënojë fitore dramatike kundër Paris Saint-Germain Ndeshja në Anfield ka përfunduar me rezultat 3 me 2, njofton Klan Kosova. Liverpool arriti të shënojë dy herë në portën e Areolas, në minutën 30 dhe 36, me anë të Daniel Sturridge e James Milner nga 11-metërshi. Katër minuta më vonë Thomas Meunier e ngushtoi rezultatin në 2 me 1. Pjesa e dytë ishte shumë dinamike nga të dyja anët. Mbappe barazoi rezultatin në 2 me 2 në minutën e 83-të. Ndërsa, kur të gjithë menduan se ekipet do të ndahen në paqe, Roberto Firmino e tundi rrjetën e francezëve për t’ia dhënë tri pikë Liverpool-it. Anglezët tani gjenden në krye të grupit C, duke lënë pas Napolin dhe Crvena Zvezdën me nga një pikë pasi barazuan në Beograd. Xherdan Shaqiri luajti vetëm tetë minuta në ndeshjen e sotme pasi u inkuadrua tek në minutën e 85-të për ta zëvendësuar Mo Salah. https://www.youtube.com/watch?v=jZ_t8K3QGH4 https://www.youtube.com/watch?v=z69xJ2wR5xE https://www.youtube.com/watch?v=xa-GaLdIAWg https://www.youtube.com/watch?v=c-UpiTot8zo