Dortmundi fiton betejën e Borussia-ve NULL NULL 19.12.2025 23:15 19.12.2025 23:15 Borussia Dortmund e ka mundur Borussian tjetër, atë të Monchengladbachut, në kuadër të javës së 15-të. Julian Brandt shënoi golin e avantazhit në minutën e dhjetë. Ndërkaq, Maximilian Beier shënoi golin e dytë në minutën e shtatë shtesë për të vendosur rezultatin përfundimtar. Me këtë fitore, Bletët i afrohen në gjashtë pikë liderit, Bayern Munchenit, që ka 38 sosh, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.