E rëndë në Koshare: 71-vjeçarja humb jetën pasi ra në bunar NULL NULL 30.06.2026 15:50 30.06.2026 15:50 Foto arkiv Një grua 71-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë në një pus në fshatin Koshare. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajit, Kaunun Veseli i cili tha se rreth orës 13:00, Stacioni Policor në Ferizaj ka pranuar informatën se një person i gjinisë femërore kishte rënë në një bunar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë, hetuesit dhe krim-teknikët rajonalë. Në operacion është angazhuar edhe një njësi e Brigadës së Zjarrfikësve, e cila ka nxjerrë trupin e pajetë nga pusi. Në vendngjarje ka intervenuar edhe ekipi i Emergjencës së Ferizajt, i cili ka konstatuar vdekjen e 71-vjeçares. “Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.” Ka thënë Veseli.] Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për kryerjen e autopsisë.