Nesër pritet të varroset hoxha që u ther për vdekje në Dragash NULL NULL 30.06.2026 15:39 30.06.2026 15:39 Një ngjarje e rëndë ka përfshirë Dragashin, mbrëmjen e së hënës dhe mëngjesin e së martës. Mbrëmjen e së hënës, imami i fshatit Zlipotok të kësaj komune, Gazmen Tairovci humbi jetën pas goditjes me thikë, nga tashmë i dyshuari i arrestuar, Beshir Hamza. Sipas burimeve të gazetares së Klankosova, Altiana Zogaj, viktima pritet të varroset nesër. Megjithatë, orari i varrimit të tij nuk është bërë i ditur ende pasiqë trupi i të ndjerit ende ndodhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kurse, si i dyshuar për përfshirje në rast, është arrestuar edhe babai i të dyshuarit, pasi sipas prokurorisë, ai nuk ka ofruar ndihmë. /Klankosova.tv