Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

PAMJE| Vrasja e hoxhës në Dragash ndodhi para derës së shtëpisë

NULL NULL
30.06.2026 15:44
Foto: Klan Kosova

Vrasja e imamit, Gazmen Tairovci ka tronditur fshatin Zlipotok të Dragashit.

Hoxha dyshohet se është therur për vdekje nga i dyshuari Beshir Hamza, i cili tashmë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës, bashkë me babanë e tij.

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj e cila ndodhet në vendin e ngjarjes për të grumbulluar informacione, ka bërë të ditur se gjithçka dyshohet të ketë nisur për kositjen e barit të një prone.

Ajo po ashtu ka dërguar pamje nga vendi ku u vra imami, e që sipas saj, krimi ndodhi para derës së shtëpisë.

Foto: Klan Kosova

Për rastin janë deklaruar edhe nga Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë theksuar se, sipas informacioneve që posedojnë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam.

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash (VIDEO)

 

lajme të ngjashme