Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dorëhiqet shefi i Twitter

NULL NULL
12.06.2015 15:00
Twitter CEO Dick Costolo takes part in a discussion on social media on June 26, 2013 at the Brookings Institution in Washington, DC. AFP PHOTO/Mandel NGANMANDEL NGAN/AFP/Getty Images
Gjigandi social nuk ka treguar performancë të mirë kohëve të fundit. Mund të jetë kjo arsyeja e dorëheqjes, ani pse nuk u tha diçka e tillë.

Dick Costolo, drejtor ekzekutiv i Twitter ka vendosur të tërhiqet nga pozita e tij më 1 korrik.

Në adresimin e tij ai falënderoi dhe lavdëroi punën e kompanisë.

“Jam jashtëzakonisht krenar për ekipin me të cilin kam punuar gjatë këtyre viteve dhe për gjithçka që ky ekip ka arritur deri tani”.

“Ne kemi liderë të mëdhenj që punojnë në grup dhe kemi një strategji të qartë për objektivat dhe prioritetet tona”.

Lajmi u bë i ditur nga kompania, ndërsa Costolo do të vazhdoj të mbetet në bordin e drejtuesve të kompanisë.

Vendin e Costolos deri në zgjedhjen e një CEO tjetër do ta zë bashkëthemeluesi dhe presidenti Jack Dorsye.

lajme të ngjashme