“Donte t’i helmonte fëmijët” | Vrasja e shqiptares nga ish burri në Itali, del dëshmia e tij: Bëra atë që duhej… NULL NULL 16.06.2025 11:44 16.06.2025 11:44 Një tjetër akt i rëndë dhune ndaj grave tronditi Italinë mbrëmjen e së shtunës. Gentiana Kopili, 45 vjeçe, u vra me thikë në Tolentino (Macerata) nga ish-bashkëshorti i saj, Nikollaq Hudhra, 55 vjeç, me origjinë shqiptare. Autori e sulmoi nga pas në rrugë, duke e goditur rreth 10 herë me një thikë 30 cm, dhe më pas edhe me shqelma. Skena e dhunshme u filmua nga disa dëshmitarë përmes dritareve të banesave përreth. Pas aktit të rëndë, autori u ul në një stol pranë trupit të viktimës dhe qëndroi i palëvizshëm. Një kalimtar uafrua, i tronditur, ndërsa të tjerë dëshmitarë mbetën të ngrirë nga shoku. “Bëra atë që duhej të bëja, tani telefononi policinë”, ka thënë Hudhra. Forcat e rendit mbërritën pak më vonë dhe e arrestuan në vendngjarje. Gjatë marrjes në pyetje, ai rrëfeu krimin dhe tha se kishte planifikuar ta vriste ish-bashkëshorten për të “liruar fëmijët e tij”. Madje shtoi: “Donte të helmonte fëmijët dhe mua. Unë duhej t’i shpëtoja.”, raporton TCH, transmeton Klankosova.tv Hudhra pranoi se ishte përpjekur ta vriste më parë, duke pohuar: “Ishte hera e tretë që doja ta bëja.”/Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.