Donatella jep dorëheqjen si drejtuese e “Versace” NULL NULL 13.03.2025 14:51 13.03.2025 14:51 Donatella Versace Donatella Versace njoftoi sot se do të largohet nga posti i shefes kreative të “Versace”, duke i dhënë fund kështu qëndrimit të saj gati 30-vjeçar në krye të perandorisë së modës luksoze italiane. 69-vjeçarja udhëhoqi shtëpinë luksoze të modës pasi vëllai i saj, Gianni Versace, u qëllua dhe u vra jashtë rezidencës së tij në Miami Beach në vitin 1997. “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të mbaj trashëgiminë e vëllait tim Gianni”, shkroi Versace në Instagram. “Ai ishte gjeniu i vërtetë, por shpresoj të kem pak nga shpirti dhe këmbëngulja e tij”. View this post on Instagram A post shared by Versace (@versace) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.